Mikja me urim të veçantë

Mikja me urim të veçantë

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dje festoi ditëlindjen e 50-të. Ai këtë ditëlindje jubilare e festoi me gruan e tij dhe mes miqsh kryesisht nga LDK-ja.

E ftuar në këtë eveniment është edhe bashkë-partiakja e tij Vjosa Osmani, shkruan rtv21.tv

Pamje nga festa e ditëlindjes, ka publikuar bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur Myrvete Bajrami Haziri, e cila gjithashtu ka shprehur urimet më të mira për Lutfiun, me ç‘rast  ka falënderuar atë për mbështetjen dhe kujdesin.

“Luta, 50! Të falenderojmë per gjithçka që ke bërë dhe vazhdon të bësh për ne; për dashurinë, për mbështetjen… faleminderit që na bën të kalojmë çdo dite të lumtur.
FALEMINDERIT QË EKZISTON. Te duam“, ka shkruar Mikja në Facebook

Lutfi Haziri dhe Mirvete Bajrami së bashku kanë katër fëmijë, tri vajza e një djalë./21Media