Festë në familjen e Norës dhe Robertit

Festë në familjen e Norës dhe Robertit

Sot, vajza e çiftit të njohur Nora Istrefit dhe Robert Berishës ka mbushur katër vjet dhe pa dyshim se për ta kjo ditë është shumë e veçantë.

Për këtë ditë të rëndësishme për të, prindërit janë kujdesur që t’i organizojnë një festë të bukur vogëlushes së tyre në një ambient të dekoruar për mrekulli, ku kanë mbledhur shoqërinë e Renees.

Në mesin e të ftuarve ishte edhe vajza e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinajt, ku disa disa pamje nga festa e ditëlindjes, i ka bërë publike gruaja e tij, Lola Haradinaj.

Në mesin e shoqërisë Renee po duket mjaft e lumtur.

 

Si Nora ashtu edhe Roberti sot me rastin e ditëlindjes së vajzës e kanë uruar atë me fjalët më të mira.

Pas urimeve të prindërve, për Reneen një dedikim shumë i veçantë erdhi nga tezja e saj, këngëtarja e mirënjohur, Era Istrefi.

Era Istrefi uron mbesën për ditëlindje

Nora dhe Roberti janë martuar në shtator të 2014-së dhe nga kjo martesë kanë vetëm Reneen./21Media