Fiona është kujdesur deri në detajin e fundit për këtë festë

Fiona është kujdesur deri në detajin e fundit për këtë festë

Aktorja e njohur, Fiona Gllavica, e cila njohur për publikun u bë me rolin e e “Pajtesës” në serialin “Çka ka shpija” së shpejti do të martohet.

Ajo dhe i fejuari i saj Arbnori do të martohen në muajin korrik. Para martesës, edhe Fiona si shumë vajza tjera para dasmës mbrëmë ka organizuar festën e beqarisë.

Disa pamje nga kjo festë, aktorja i ka publikuar vetë aktroja, shkruan rtv21.tv

Në mesin e shoqeve Fiona në naten më të rëndësishme duket shumë bukur.

 

Fiona për organizimin e kësaj feste shihet se është kujdesur deri në çdo detaj. Ngjyra e bardhë është ajo që ka dominuar në këtë festë. /21Media