Era dhe Nora tërheqin vëmendjen në koncertin në Greqi

Era dhe Nora tërheqin vëmendjen në koncertin në Greqi

Motrat e njohura të skenës muzikore shqiptare, Nora dhe Era Istrefi dje kanë performuar për herë të parë së bashku, shkruan rtv21.tv

Në një koncert në Athinë, ato kanë performuar këngën e tyre “Nuk e Di” të publikuar në prill të këtij viti e që është pritur mjaft mirë nga fansat e tyre.

“Athina, faleminderit që na pritët“, ka shkruar Era në Instagram, teksa Nora i ka komentuar “motër, ishte kënaqësi të isha në skenë me ty për herë të parë”.

Ndryshe, kënga “Nuk e di” nga motrat Istrefi ka arritur mbi 13 milionë klikime në Youtube./21Media