Lojtarët u përjashtuan nga loja

Lojtarët u përjashtuan nga loja

Të mërkurën në mbrëmje u zhvillua ndeshja ndërmjet Minnesota Timberwolves e Philadelphia 76ers, në kuadër të NBA-së. Në këtë takim pati një përleshje të mëdha ndërmjet Karl-Anthony Towns dhe Joel Embiid.

Të dy basketbollistët filluan të rrahen me grushte dhe si rezultat i kësaj të dy lojtarët u përjashtuan nga loja.

Embiid luajti vetëm 20 minuta dhe prapë ishte shënuesi më i mirë i Philadelphia me 19 pikë. Towns shënoi 13 pikë në 23 minuta për Minnesota Timberwolves.

Rezultati final i ndeshjes ishte 95:117 në favor të Philadelphia 76ers./21Media