Besi e Xhensila në pushime me vajzën

Besi e Xhensila në pushime me vajzën

Çifti i njohur i skenës shqiptare, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë vendosur që këto ditë me vapë të freskohen.

Ata bashkë me vajzën e tyre Ajkën tashmë një vjeçare, kanë filluar pushimet mirëpo, nuk kanë zbuluar vendin se ku po qëndrojnë.

Xhensila në Instastory ka publikuar një video të Besit, ku ai  shihet duke e mbajtur në duar Ajkën e vogël.

Ndryshe, “Sekreti im” është projekti i fundit i Xhensiles që e ka sjellë në bashkëpunim me këngëtarin Pirro Çako. Ky projekt numëron mbi 10 milionë klikime në Youtube.

Ndërsa,  kënga e fundit e Besit titullohet “Si Rrush’, të cilën e ka publikuar para tri javëve, dhe kënga deri tani në Youtube numëron mbi 5 milionë klikime. /21Media