Çifti publikoi imazhe të bukura

Çifti publikoi imazhe të bukura

Familja e këngëtarit të mirënjohur, Ermal Fejzullahut është larguar nga Kosova, në këto ditë të ftohta të dimrit.

Këngëtari së bashku me familje ka shkuar për pushime në Maldive, ku siç duket po kalojnë për mrekulli.

Kjo po shihet nga pamjet e ndryshme që po publikon si bashkëshortja e Ermalit, Ariana, ashtu edhe vetë artisti. Ata duken të lumtur pranë më të dashurve të tyre, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë që, Ermali dhe Ariana janë të martuar prej vitesh dhe së bashku kanë katër fëmijë./21Media