Luana e lumtur pranë më të dashurve të saj

Luana e lumtur pranë më të dashurve të saj

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca është ndër emrat më të pëlqyer të estradës muzikore. Në këto ditët të nxehta të gushtit, Luana po shijon çaste të bukura në pushime me familje, shkruan rtv21.tv

Kjo u bë e ditur nga postimi i fundit i këngëtares në instagram. Sot ajo publikoi disa foto të bukura nga pushimet me familje në Dhërmi, në të cilat duket mjaft e lumtur.

“E bekuar.. Nga Familja ime & natyra e mrekullueshme e Shqiperise! Faleminderiit Zot”, shkroi Luana për 1 milion e 500 mijë ndjekësit e saj në instagram.

Kujtojmë që projekti i fundit i Luana Vjollcës është “Yalla Habibi”, në bashkëpunim me Fayde. Projekti është publikuar në muajin korrik dhe deri tani numëron mbi 4 milionë klikime./21Media