Çifti nuk e kanë zbuluar vendin se ku janë duke pushuar

Çifti nuk e kanë zbuluar vendin se ku janë duke pushuar

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë njëri prej çifteve më të përfolur në mediat rozë. Përveç jetës së tyre profesionale për ta shkruhet shumë edhe për jetën personale.

Dyshja duket se kanë vendosur të largohen për një pushim, mirëpo nuk kanë bërë të ditur se në cilin vend ata ndodhen.

Ata kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetin social Instagram, disa momente fantastike nga pushimet ku po duket se po kalojnë kohë shumë të mirë së bashku.

Nga këto pushime Eni ka postuar disa fotografi në bikini, ndërsa, Genci vetëm një fotografi, në të cilën shkroi “Trunin off per 3 dite”.

Ndryshe, Genci dhe Eni lidhjen e tyre e kanë konfirmuar në muajin janar, dhe dashurinë e tyre që e kanë për njëri-tjetrin nuk hezitojnë ta shprehin asnjëherë në publik. /21Media