Tërmete të njëpasnjëshme në Shqipëri

Tërmete të njëpasnjëshme në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vendosur që nëpërmjet fotografive të tregojë gjendjen pas tërmetit në Shqipëri.

Aty vërehen mjetet e rënda dhe grupet e punës të ngritura nga Bashkia e Tiranës për eliminimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti që goditi kryeqytetin.

Ndërkaq, të gjithë qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës kanë qenë të hapura për të gjithë banorët që kanë nevojë për strehim gjatë natës.

Po ashtu, shihen edhe punonjësit e emergjencave të cilët janë në terren për të ndihmuar me evakuime, hapje dyersh/ashensorësh dhe pastrim inertesh.

Pas një tërmeti të fuqishëm që ndodhi dje në Shqipëri me magnitudë prej 5.8 ballë, Shqipëria u përball edhe me gjashtë tërmete të tjera pas mesnate./21Media