Pamje nga vendi ku u vranë pesë persona në Gjilan

Policja vrau prindërit, dy vëllezërit dhe veten

Një vrasje e shumëfishtë ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në Gjilan.

Sipas prokurorisë një zyrtare policore ka vrarë katër anëtarë të familjes dhe në fund veten.

Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

Back to top button