Kështu e kaloi të dielën Edona

Kështu e kaloi të dielën Edona

Këngëtarja e mirënjohur, Edona Llalloshi është një ndër emrat më të pëlqyer dhe të komentuar të estradës shqiptare, shkruan rtv21.tv

Ajo vazhdimisht publikon këngë të reja të cilat priten mirë nga publiku, teksa është e pranishme në mbrëmje të ndryshme muzikore dhe ahengje familjare.

Edona e cila tregohet mjaft aktive në rrjetin social, ka ndarë me ndjekësit pamje nga momentet që ka kaluar këtë të diele bashkë me familjen e saj.

Këngëtarja ka shijuar kohën e mirë në vilën e saj në fshatin Bërnicë e Epërme, bashkë me fëmijë dhe bashkëshortin.

Ndryshe, “Pa ty” është projekti i fundit muzikor që Edona ka publikuar këtë muaj. Kënga ka arritur mbi 100 mijë klikime në Youtube./21Media