Ngjarje që ndodhi mbrëmë tronditi botën!

Ngjarje që ndodhi mbrëmë tronditi botën!

Një zjarr dje rreth orës 18:50 ka shpërtheu në katedralen e famshme të Notre Dame në Paris. Sipas raportimit të BBC, shkaku nuk është ende i qartë, por zyrtarët thanë se kjo mund të lidhet me punën e rinovimit.

Pamjet në mediat sociale tregojnë shtëllunga të mëdha të tymit dhe flakë të madhe mbi ndërtesën 850-vjeçare gotike.

Zjarrfikësit kaluan orë të tëra për të parandaluar kolapsin e njërës prej kullave ikonë të kambanës. Ekipet e emergjencës arritën të shpëtonin vepra të vlefshme arti dhe gjëra fetare, që ruheshin brenda katedrales së ndërtuar në shekujt e 12-të dhe 13-të.

Hera e fundit që katedralja kishte pësuar dëme të mëdha ka qenë gjatë Revolucionit Francez. Ajo i kishte mbijetuar dy luftërave botërore kryesisht e padëmtuar.

Katedralen e vizitojnë mbi 13 milionë turistë çdo vit. Vitin e kaluar, Kisha Katolike në Francë ka bërë thirrje urgjente për fonde, për ta rinovuar atë.

Sot, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u zotua se do ta rindërtojë katedralen mesjetare Notre-Dame pasi një zjarr i madh shkatërroi pjesërisht simbolin e Parisit./21Media