Atmosfera në stadiumin "Fadil Vokrri"

Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri”

Pas pak minutash do të filloj ndeshja miqësore, ndërmjet Kosovës dhe Gjibraltarit. Ndeshja fillon nga ora 18:00, në stadiumin Fadil Vokrri.

Në fotot më poshtë mund të shihen futbollistët të cilët janë duke u ngrohur para ndeshjes si dhe stadiumi që ka filluar të mbushet me tifozë. Këto foto janë siguruar nga rtv21.tv.

Janë publikuar dhe formacionet zyrtare. Siç edhe pritej trajneri i Kosovës, Bernard Chandler ka bërë ndryshime të mëdha. Rashica edhe pse është kthyer nga lëndimi nuk do të jetë në fushë nga minuta e parë. Ndërsa, në portë do të luajë Samir Ujkani në vend të Aro Muriç./21Media