Bugatti me rekord të ri

Bugatti me rekord të ri

Bugatti tashmë ka thyer një tjetër rekord sa i përket shpejtësisë. Ishte i pari që theu barrierën 400 km/h me Veyron në vitin 2005 dhe më pas 430 km/h me Super Sportin në vitin 2010.

Bugatti është në pronësi të Grupit Volkswagen (VLKPF), i cili gjithashtu zotëron Lamborghini dhe Bentley.

Ky rekord sipas CNN u vendos nga një prototip Chiron që Bugatti zhvilloi në bashkëpunim me prodhuesin italian të makinave të garave Dallara.

Përveç bërjes së ndryshimeve të sigurisë për shpejtësi kaq të mëdha, kompanitë modifikuan trupin e makinës për të përmirësuar aerodinamikën.

Gomat gjithashtu janë zhvilluar posaçërisht nga Michelin, i cili bën gomat edhe për veturat e rregullta Chiron ato janë të përforcuara për t’i bërë ballë këtyre shpejtësive jashtëzakonisht të larta./21Media