Lajm i mirë nga Shqipëria

Lajm i mirë nga Shqipëria

Derisa i gjithë vendi është tronditur nga lëkundje të forta tërmeti në ditën e sotme dhe njerëzit janë zgjuar mes panikut e frikës, nga Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koco Gliozheni”, Tirane vije një lajm i mirë.

Edhe pse vendi ndodhet në ankth dhe autoritet janë angazhuar në operacionet e shpëtimit të personave të mbetur nën rrënoja, gjinekologia Anika Dokle ka shpërndarë një video në rrjetin social Facebook, ku shihen dy foshnje binjake të cila kanë ardhur në jetë 20 minuta pas tërmetit.

“Unë dhe shokët e mi edhe këtë herë në maternitet. Këta bebusha binjakë lindën 20 minuta pas tërmetit. Kjo është simbolika më e mirë e vijimësisë së jetës. Nuk kam më fjalë!”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia. Raportohen se deri tani kanë mbetur të vdekur 7 persona në Shqipëri nga ky tërmet./21Media