Learta e lumtur pranë familjes

Learta e lumtur pranë familjes

Learta Jakupi dhe Kushtrim Salihu janë ndër çiftet më të komentuara dhe të pëlqyer nga publiku. Djali i Shyhrete Behlulit së bashku Leartën kanë një djalë, si dhe gëzojnë një jetë të lumtur familjare.

Aktualisht çifti janë duke qëndruar në New York, nga ku Learta për 178 mijë ndjekësit e saj në instagram po publikon vazhdimisht pamje të bukura.

Learta Jakupi dhe Kushtrim Salihu janë martuar në vitin 2016, në një ceremoni madhështore. Nga martesa, çifti ka një djalë, i cili quhet Matin.

Shyhrete Behluli në bashkëpunim me Learta Jakupin më 07 maj kanë publikuar projektin “Për ty Nexhmije”, i cili i është dedikuar ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës. Projekti deri tani në Youtube ka mbi 2 milionë klikime./21Media