Pamje nga atmosfera para ndeshjes

Pamje nga atmosfera para ndeshjes

Sonte nga ora 20:45 kombëtarja e Anglisë do të ndeshet me Kombëtaren e Kosovës, në Angli.

Para fillimit të ndeshjes Angli-Kosovë, qindra njerëz kanë dalë në rrugë për të përkrahur kombëtaren e tyre.

Përveç tifozëve të Anglisë, në mesin e tyre shihen edhe tifozë të Kombëtares së Kosovës, shkruan rtv21.tv

Kosova sonte do ta zhvillojë ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020. “Dardanët” do të përballen në udhëtim me Anglinë, me sfidën që do të fillojë nga ora 20:45. Kujtojmë që Kosova në 15 ndeshjet e fundit nuk ka asnjë humbje./21Media