Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit në Prishtinë

Ky panair nis nga data 20 prill dhe mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit 2017 hap dyert për edicionin e saj të 14-të, më 20-21 Prill 2017, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, duke shënuar kështu fillimin e sezonit të ri turistik, përmes një atmosfere festive për profesionistët dhe pasionantët e turizmit dhe sportit.

Si e tillë, kjo ngjarje e organizuar vazhdon të jetë aktiviteti më i rëndësishëm për promovim të turizmit të vendit dhe të rajonit, duke plotësuar kështu jo vetëm standarde ndërkombëtare të organizimit, por edhe duke sjellur gjithnjë risi, si për biznese ashtu edhe për vizitorë.

Ky event mbetet platforma kryesore e rritjes së biznesit, pozicionimit të brendit tuaj në industri, si dhe takimit me klientë dhe partnerë të rinj.

Çka do të ekspozohet në Panair të Turizmit dhe Sportit ? Në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit do të ekspozohen pika të reja turistike të shumta të cilat prezantohen nga Agjencitë Kombëtare te Turizmit si nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova Lindore dhe më gjerë, përmes komunave/bashkive përkatëse.

Përmes agjencive turistike të shumta dhe organizatorëve të udhëtimeve prezantohen poashtu : hotele, rezorte, restorane, komplekse turistike, kompani qe ofrojnë turizëm shëndetësor, malor, aventurier (sporte alpine, ngjitje, hiking), blerës, institucione kulturore, qendra rekreative dhe pajisje, etj.

Për të gjithë vizitorët gjatë kohës së panairit, këto agjenci ofrojnë benefite të shumta, duke përfshirë edhe zbritje mjaft atraktive në oferta.

Këtë edicion, panairi poashtu sjell bashkëpunimin e ndërsjellë me studentë dhe profesorë të mirënjohur të Fakultetit të Menaxhmentit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, si dhe Departamentit të Menaxhmentit të Turizmit dhe Hotelerisë, në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Fokusi i edicionit të sivjetëm të këtij panairi, vazhdon të jetë në promovimin e turizmit vendor dhe rajonal: eksplorimin e pasurive natyrore dhe kulturore si dhe shijimin e gatimeve të restoraneve më me zë në vend.

Panairi i sivjetëm tenton të shpalos mundësitë e ndryshme sportive e rekreative përbrenda dhe jashtë vendit, si aktivitete plotësuese qe e përmbushin atraktivetin e një vendi turistik.

Back to top button