Shpëtohet nga zjarrfikësit

Shpëtohet nga zjarrfikësit

Papa Françesku shpjegon pse ishte vonë për lutjen e përjavshme

Papa Françesku ka kërkuar falje që erdhi vonë për lutjen e tij të përjavshme në Sheshin e Shën Pjetrit, duke thënë se kishte ngecur në një ashensor në Vatikan.

Papa 82-vjeçar tha se ai ishte bllokuar në ashensor për 25 minuta për shkak të një ndërprerje të energjisë para se të lirohej nga zjarrfikëset, transmeton rtv21.tv.

“Më duhet të kërkoj falje që u vonova”, tha Papa duke buzëqeshur në fillim të fjalimit javor. Më pas, ai kërkoi nga personat e pranishëm që të duartrokasin për ta respektuar punën e zjarrfikësve.

“Faleminderit Zotit, erdhën zjarrfikësit dhe i falënderoj shumë. Pas 25 minutash punë, ata ia dolën që ta rikthejnë në punë ashensorin”, shtoi ai./21Media