Papa Françesku fton në dialog me përkrahje ndërkombëtare 

Papa Françesku fton në dialog me përkrahje ndërkombëtare 

Duke folur për dhjetëra mijëra njerëz në audiencën e tij të përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa shprehu dhimbjen e tij për të vdekurit dhe të plagosurit dhe afërsinë dhe dashurinë e tij ndaj atyre që vuajnë. Ky ishte reagimi direkt i Papës Françesku pas vrasjes së 60 palestinezë pranë kufirit Gaza-Izrael gjatë demonstratave kundër hapjes së ambasadës së SHBA në Jerusalem.

Papa Françesku, i cili vizitoi territoret izraelite dhe palestineze në 2014, u kërkoi të dyja palëve dhe bashkësisë ndërkombëtare të dyfishojnë përpjekjet “në mënyrë që të mbizotërojë dialogu, drejtësia dhe paqja”.

Papa edhe pas njoftimit të Presidentit të SHBA, Donald Trump për të lëvizur ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem, kishte  bërë thirrje për respektimin e “status quo-së” në Jerusalem, duke thënë se tensionet e reja në Lindjen e Mesme do të ndezin më tej konfliktet botërore. Duke folur më parë në audiencë tek një grup veteranësh polakë të Luftës së Dytë Botërore, ai tha: “Nuk mësojmë kurrë.”/21Media