Motrat Kabashi së shpejti publikojnë bashkëpunimin

Motrat Kabashi së shpejti publikojnë bashkëpunimin

Dy emra të njohur të skenës muzikore, Ana dhe Arta Kabashi po sjellin një këngë. “Papa” mban titullin projekti i dyshes, xhirimet e të cilit filluan. Kjo u bë e ditur nga storiet e dy motrave në Instagram, ku të dy artistet shfaqen shumë tërheqëse, transmeton rtv21.tv

 

 

 

Bashkëpunimin e tyre e ka bërë të ditur Ana në një intervistë në emisionin “1 Kafe prej shpise”. Ajo ka vlerësuar se është momenti që motrat Kabashi të sjellin një bashkëpunim. Po ashtu, artistja ka bërë të ditur se krahas bashkëpunimit, do të sjellë edhe një projekt solo./21Media