Papunësia në Brazil me shifër rekorde

Kaos politik, numër rekord të papunëve, dhe një recesion historik

Këto janë disa nga problemet e Brazilit në vitin 2017.

Rreth 14 milionë brazilianë janë të papunë, duke arritur rekord të ri të papunësisë në 13.6%, sipas shifrave të publikuara gjatë kësaj jave, shkruan rtv21.tv.

Para se të godiste kriza ekonomike, papunësia ishte rreth 6.5%. Lajmi i mirë është se recesioni i Brazilit më në fund ka përfunduar, dhe pas një kohe ekonomia e Brazilit u rikthye me një rritje prej 1%, por kjo nuk do të ndryshojë jetën e shumë banorëve.

Gjendja u keqësua në Brazil pas akuzave për korrupsion të presidentit Michel Terner./21Media

Back to top button