Papunësia në Gjermani pëson rënie

Numri i të papunëve ka pësuar rënie në Gjermani

Shkalla e papunësisë në Gjermani pësoi rënie në muajin mars në 5,8 për qind, gjashtë muaj para zgjedhjeve parlamentare, njoftoi të premten Agjencia federale për punë.

Në kumtesë thuhet se numri i të papunëve ka rënë për 30.000 nga muaji shkurt, kur shkalla e papunësisë ishte 5,9 për qind.

Në shifra të përgjithshme, shkalla e papunësisë ka rënë për 0,3 për qind nga 6 për qind, që është një shenjë shtesë për ringjalljen e ekonomisë gjermane.

Në muajin shkurt, 2,66 milionë njerëz ishin të regjistruar si të papunë, ose 183.000 më pak se sa një vit më herët.

Back to top button