Paqartësia vazhdon: Koalicioni VV-LDK?

Ka dallime për postin e presidentit

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja ende nuk kanë caktuar një datë për takimin e radhës midis Albin Kurtit dhe Isa Mustafa për arritjen e marrëveshjes së koalicionit qeverisës. Në Vetëvendosje thonë se janë të hapur për diskutim me LDK-në për postet e zbrazëta, por jo edhe për postin e presidentit. Ndërsa, në LDK ende nuk ka një qëndrim tjetër për veç deklarimit të, Isa Mustafës, se posti i presidentit duhet të përfshihet në marrëveshje. Ndërkaq, në Vetëvendosje nuk i përjashtojnë edhe zgjedhjet e reja nëse ka kushtëzime.(Teksti: Burim Zariqi, kamera: Lulzim Fana-Valon Demiqi, /21Media

Back to top button