Paqeruajtësit e OKB-së kanë abuzuar fëmijë në gjithë botën

Sipas një hulumtimi të agjencisë së lajmeve AP

Hetimi i bërë nga agjencia amerikane e lajmeve, Associated Press, për misionet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjatë 12 viteve të kaluara, ka zbuluar se ekzistojnë mbi 2 mijë padi nën akuzat për abuzime seksuale dhe eksploatim, vepra këto të kryera nga pjesëtarët e forcave paqeruajtëse.

Kjo dëshmon për atë se kjo krizë është shumë më e thellë, se sa që mendohej në të kaluarën, shkruan rtv21.tv

Associated Press ka zbuluar rreth 300 padi, që ndërlidhën me abuzime të fëmijëve, por është i vogël numri i paqeruajtëseve të akuzuar, të cilët janë dënuar për veprat e tyre.

Një raport i fshehtë i OKB-së, i cili ka rrjedh në opinion, gjithashtu përmban informata për eksploatimin seksual të fëmijëve në Haiti, e në të cilin skandal kanë qenë të përfshirë 134 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse nga Shri Lanka.

Përkundër dëshmive të shumta, deri me tani askush nuk është arrestuar as nën akuzat për abuzim, e as nën akuzat për eksploatim në Haiti./21Media

Back to top button