Viti i ri akademik po fillon e bashkë me të edhe aktivitetet e organizatës studentore “Paqja Studentore”

Viti i ri akademik po fillon e bashkë me të edhe aktivitetet e organizatës studentore “Paqja Studentore”

Edhe këtë vit, “Paqja Studentore”  ka vendosur që të dalë në ndihmë të gjithë studentëve, me theks të veçantë atyre të vitit të parë.

“Në kuadër të këtij projekti organizata jonë (Paqja Studentore) do të bëjë identifikimin e studentëve me asistencë sociale, veçanërisht të atyre që janë në vit të parë dhe do t`iu sigurojë literaturën (Librat) e cila iu nevojitet për vijimin e procesit mësimor. Që të mundësohet kjo, kemi nevojë për ndihmën e studentëve të cilët në shenjë bamirësie do të dhurojnë librat e tyre.  Duke e ditur se studentët gjithmonë janë solidarizuar e kanë qëndruar krah për krah me njëri-tjetrin, jo rastësisht e titulluam këtë projekt me emrin “Studenti për Studentin”, thuhet në njoftimin e kësaj organziate studentore.

“Askush nuk është varfëruar duke dhënë!”, thuhet tutje duke bërë ftesë të gjithë ata që kanë libra për të dhuruar ta bëjnë këtë.

Shpërndarja e librave do të nis me 1 Tetor, datë kjo kur edhe fillojnë ligjëratat në të gjitha fakultetet të cilat janë nën ombrellën e Universitetit të Prishtinës.