Nga dritarja e një veture, bashkë me turmën e njerëzve këngëtari shpreh gëzimin përmes këngës

Nga dritarja e një veture, bashkë me turmën e njerëzve këngëtari shpreh gëzimin përmes këngës

Sot e 19 vjet më parë, qyteti i Gjakovës , u lirua nga okupimi serb dhe mirëpriti trupat paqëruajtëse të KFOR-it. Shumë kush mund të ketë parë videot nga arkiva, të njerzëve të gëzuar të cilët me brohorima e këngë u uronin mirëseardhje KFOR-it e gëzoheshin se tani ma do jetonin të lirë, shkruan rtv21.tv.

Në mesin e atyre njerëzve ishin edhe dy artistë të famshëm nga Gjakova, këngëtari Edi Furra dhe aktori Ylber Bardhi. Si një talent i jashtëzakonshëm Edi Furra nga dritarja e një veture ia thotë këngës “Besa- Besë”.

Lidhur me këtë Edi Furra është prononcuar sot për emisionin “Prite të gjelbrën”. Ai ka thënë se arsyeja pse ka qëndruar në dritaren ishte lëndimi në këmbë ngase ka qenë edhe rob lufte.

“ Unë fillimisht gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës iu urojë festën e ditëve të çlirimit…Emocione të veçanta sot si jam zgju i kam pas, edhe kjo është arsyeja pse sot i mbaj syzet , nganjëherë emocionet të tradhtojnë …”, ka thënë Edi Furra duke kujtuar momentet kur ka ardhur sinjali i parë se trupat e huaj janë në Gjakovë,  ai prapë se prapë emocionet e tij i ka shprehur me anë të muzikës, teksa ka marrë një autoparlant dhe ka kënduar

Po në këtë video shihet edhe aktori Ylber Bardhi i cili atë kohë ishte 14 vjet. I hipur në një kamion, Ylberi i ishte bashkuar turmës

Ylberi në emisionin “Prite të gjelbrën” i ka kujtuar me emocion këto momente duke e konsideruar si fat të mirë që kishte qëlluar po atë ditë në Gjakovë ta përjetojë këtë ditë. Ai ka shtuar se e kujton çdo detaj të asaj dite./21Media