Para 86 vitesh u vra pabesisht Hasan Prishtina
14 Gusht 2019
Thaçi kujton veprat e Hasan Prishtinës
Thaçi kujton veprat e Hasan Prishtinës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar Hasan Prishtinën në 86 vjetorin e vrasjes.
Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook” ka thënë se Hasan Prishtina u vra pabesisht.
“Para 86 vitesh u vra pabesisht Hasan Prishtina, një nga personalitetet më të ndritura të kombit shqiptar, ideologu i kryengritjeve të shumta popullore kundër sundimit otoman dhe ideator platformës politike që çoi drejt shpalljes së pavarësisë të një pjese të trojeve shqiptare më 1912”, ka shkruar ai.
I pari i vendit ka thënë se figura monumentale e Hasan Prishtinës ka qenë dhe mbetet referencë e lartë për vlerat tona kombëtare, politike dhe parlamentare.
Hasan Prishtina ka qenë politikan shqiptar në Perandorinë Osmane, ndër krerët e disa kryengritjeve gjatë periudhës parlamentare osmane duke bërë që me Kryengritjen e vitit 1912 të fitonte autonominë e Vilajetit Shqiptar. Pas pavarësisë së Shqipërisë u emërua ministër në qeverinë e parë dhe më pas kryeministër./21Media