Këtë fundjavë zhvillohet derbi i qytetit të Milanos

Këtë fundjavë zhvillohet derbi i qytetit të Milanos

Para miqësores që Uruguai zhvilloi sot përballë Japonisë, Federata Urguaiane e Futbollit komentoi në rrjetet sociale për mungesën e një prej lojtarëve të Oscar Tabarezit.

“Matias Vecino nuk mund të zbresë në fushën e blertë në miqësoren kundër Japonisë për një dhimbje në pjesën e pasme të kofshës së tij të djathtë”.

Një lajm i hidhur për Luciano Spallettin.

Të dielën zhvillohet derbi i qytetit me Milanin, kurse më pas zikaltërit kanë edhe sfidat me Barcelonën në Ligën e Kampionëve dhe Lazion.

Prania e tij në derbin kundër Milanit është në dyshim, ndërsa mjekët do të bëjnë të pamundurën ta rikuperojnë lojtarin për sfidat pasardhëse.

Vecino po gëzonte një formë të mirë dhe ky dëmtim vjen në një moment delikat për skuadrën.