Supremes i kërkohet të marrë masa juridike, jo vetëm të konstatojë shkeljen e ligjit

Supremes i kërkohet të marrë masa juridike, jo vetëm të konstatojë shkeljen e ligjit

Efikasiteti i sistemit gjyqësor në Kosovë po konsiderohet se është lëkundur shumë, pasi kohëve të fundit Gjykata Supreme megjithëse ka vendosur mbi mbrojtjen e ligjshmërisë të parashtruar nga ana e Prokurorisë së Shteti, e njëjta nuk i ka prishur vendimet e formës së prerë të gjykatave të ulëta, por po kufizohet vetëm në konstatimin e shkeljeve në mënyrë deklarative. Kështu u tha në prezantimin e një analize dhe diskutimi që u organizua nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike./21Media