Blero do ta përcjell ndeshjen bashkë me vajzën

Blero do ta përcjell ndeshjen bashkë me vajzën

Kombëtarja e Kosovës sonte nga ora 20:45 do të luajë ndeshjen më të rëndësishme në histori të saj, atë ndaj Çekisë. Kosovën do ta presë një ndeshje e vështirë me Republikën Çeke në kuadër të kualifikimeve për evropianin 2020.

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ka thënë se pavarësisht rezultatit jemi krenarë me djemtë e Kombëtares.

“Pavarësisht rezultatit ne jemi krenar me ju djem”, ka shkruar Blero krahas fotografisë në të cilën shfaqet pranë vajzës së tij, Tarës.

 

View this post on Instagram

 

Pavarsisht rezultatit ne jemi krenar me ju djem 💙 🇽🇰🇦🇱. @uby.ks thank you

A post shared by BLERO (@bleromuharremi) on

Kosova sonte do të luajë ndaj Çekisë. Ndërsa, pas tri ditësh, Kosova do ta presë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kombëtaren e Anglisë./21Media