Almeda mezi njihet

Almeda mezi njihet

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi është duke i shijuar muajt e fundit të shtatzënisë.

Gjatë kësaj periudhe ajo në rrjetet sociale asnjëherë nuk i ka kursyer fotografitë me barkun e rrumbullakosur.

Me postimin e fundit Alemda ka marr vëmendjen nga të gjithë, ajo ka publikuar një fotografi, në të cilën është shfaqur me stil krejt ndryshe të flokëve.

Almeda është shfaqur me flokë të shkurtëra dhe me nuanca ari. Por, ajo nuk ka dhënë më shumë detaje se a i ka ngjyrosur dhe prerë flokët më të vërtet apo është ndonjë parukë.


Kujtojmë se, Almeda është e martuar me aktorin e njohur turk,  Tolgahan Sayisman, dhe çifti po presin që të bëhen prindër të një  djali, të cilin kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin, Efehan. /21Media