Fotografi të rralla të këngëtares

Fotografi të rralla të këngëtares

Mihrije Braha është njëra ndër këngëtaret më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Edhe pse i ka kaluar të 50-tat, këngëtarja vazhdon të mbetet në top formë, ajo çdo javë është pjesë e mediave rozë, ku komplimentohet për fizikun e saj, shkruan rtv21.tv

Mihrija është aktive edhe në rrjetet sociale. Ajo merr shumë pëlqime dhe komente në fotografitë e saj, ku në shumicën prej tyre shfaqet me bikini.

Duket se fotografia është pasion i Mihrijes, pasi kujdeset që në çdo paraqitje të saj, sidomos ato skenike, të fotografohet dhe t’i publikojë ato.

rtv21.tv ka siguruar dy fotografi ku këngëtarja e hitit “Ma kadal”, është fotografuar së bashku me anëtarët tjerë të Shoqërisë Kulturore Artistike “Bajram Curri”.

Fotografitë janë realizuar para luftës afër stacionit të policisë të njohur si “92-shi” në Prishtinë./21Media