Para nisjes për në Hagë, komandantët vizitohen nga Haradinaj

“Së bashku do të dalim faqebardhë edhe në këtë sfidë”

Sot do të udhëtojnë drejtë Hagës dy ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa.

Para nisjes së Lushtakut dhe Mustafës për në Hagë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i vizitoi ata.

“Sot, kam vizituar dy komandantët e UÇK-së, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën. Se lufta jonë çlirimtare ishte e pastër dhe e shenjtë do të dëshmohet fuqishëm gjithnjë e kurdoherë! Së bashku do të dalim faqebardhë edhe në këtë sfidë!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Gjykata Speciale e ka ftuar Lushtakun dhe 10 luftëtarë të tjerë për t’u intervistuar. Rrustem Mustafa do të intervistohet nesër, ndërsa Lushtaku të mërkurën./21Media

Back to top button