Thaçi dhe Haradinaj: Nuk janë paraparë takime kokë me kokë me drejtuesit e Serbisë

Thaçi dhe Haradinaj: Nuk janë paraparë takime kokë me kokë me drejtuesit e Serbisë

Para Samitit të Berlinit pritshmëri të ndryshme. Kjo deklaratë e presidentit Thaçi vjen para takimit të drejtuesve shtetërorë të Kosovës dhe Serbisë më 29 prill në Berlin, me ftesë të Gjermanisë dhe Francës.

Ky takim do të jetë i pari i nivelit të lartë, qëkur u pezulluan bisedimet në vjeshtën e vitit të kaluar, kur qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë në shenjë kundërshtimi ndaj siç është thënë, fushatës agresive të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës. Samiti i Berlinit po vlerësohet si tregues i qartë i përfshirjes aktive të Gjermanisë dhe Francës në përpjekjen për zhbllokimin e bisedimeve Kosovë – Serbi, që do të mund të çonte në marrëveshje përfundimtare./21Media