I pandehuri do të mbahet në paraburgim një muaj

I pandehuri do të mbahet në paraburgim një muaj

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji të pandehurit L. H. për vepër penale të dhunimit.

Në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes së javës së kaluar, në Shkugëz të Gjakovës, i dyshuari L. H. e kishte detyruar të dëmtuarën H. M. që të kryejë aktin seksual me dhunë dhe pa dëshirën e saj, dhe të njëjtën e kishe incizuar gjatë aktit, duke e kërcënuar se në qoftë se e paraqet rastin në polici, do ta publikonte videon.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Policia për portalin rtv21.tv bëri të ditur se vetëm sivjet 13 raste janë shënuar si sulme seksuale dhe 6 raste të tjera si ngacmime seksuale./21Media