30 ditë paraburgim

30 ditë paraburgim

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit për sulmin ndaj vullnetarëve. Ditën e enjte të datës 31 tetor, punën e vullnetarëve të cilët po mbledhin nënshkrimet për peticionin kundër Hidrocentraleve e ndërpreu një person i cili po dyshohet se i sulmoi me shkop të bejsbollit dhe me thikë.

“V.B. dyshohet se “me datë 31.10.2019, rreth orës 13:10, saktësisht në sheshin ‘Shatërvan’, në atë mënyrë që derisa të dëmtuarit kanë qenë të vendosur në vendin e lartcekur me një tendë duke mbledhur nënshkrime për një peticion kundër hidrocentraleve në lumenj, i pandehuri me dashje i ka sulmuar të dëmtuarit dhe i ka kanosur me fjalët ‘ikni prej këtu se këtu është vendi ku parkohet treni’ si dhe ‘ka me ju vra’. Po ashtu me këtë rast ia ka dëmtuar objektin montazh dhe mjete të përshtatshme siç janë shkopi i bejsbollit dhe me një thikë, më pas ju drejtohet të dëmtarëve për t’i goditur, por ndalet nga disa kalimtarë të rastit dhe nuk arrin që t’i godas të njëjtit”, thuhet në njoftim.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 31.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 30.11.2019.