Gjykata aprovoi kërkesën e Prokurorisë

Gjykata aprovoi kërkesën e Prokurorisë

Në një aksident komunikacioni të hënën në fshatin Kryshec të Pejës ka humbur jetën një vajzë e mitur.

Policia kishte njoftuar se viktima ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, por nuk kishte arritur të mbijetojë.

Lidhur më këtë Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.G.

“Me datë 26.08.2019, në rrugën Raushiq – Baran, në udhëkryq, nga pakujdesia ka shkaktuar aksident trafiku me pasoja fatale ndaj këmbësores – të miturës A.B, në atë mënyrë që derisa i pandehuri po qarkullonte me automjetin e tij, me të arritur në vendin e lartcekur duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, me të vërejtur biçikletën tenton t’i shmanget aksidentit duke devijuar në të majtë ku me pjesën e parë ballore të veturës e godet biçikletën të cilën e drejtonte tani e ndjera A.B dhe e bart disa metra”, thuhet në njoftim

Me këto veprime i pandehurit dyshohet se ka kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik.

Të pandehurit E.G i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./21Media