Një kopsht magjik

Një kopsht magjik

Një çift në pension që kanë kaluar gati katër dekada në kopshtin e tyre e ka pikturuar atë me ngjyra mahnitëse të vjeshtës.

Marie dhe Tony Newton, të dy 71 vjeçar, kanë kaluar 37 vjet dhe më shumë se 15 mijë paunds duke e transformuar kopshtin e tyre në një parajsë në Tokë.

Kopshti është quajtur ‘katër stinët’ për shkak të kujdesit gjatë gjithë vitit, transmeton rtv21.tv.

Ata pretendojnë se kanë mbjellë më shumë se 3000 bimë, pemë dhe shkurre, të cilat përfshijnë 450 azaleas, 120 panje japoneze dhe 15 dëllinjë.

Çifti i cili ka katër fëmijë të rritur dhe katër nipër e mbesa, kalojnë dy orë në ditë duke mirëmbajtur me dashuri bimët dhe shkurret dhe u janë dhënë disa akordime, duke përfshirë “Kopshtin më të Mirë” të Britanisë.

Zonja Newton filloi të kujdeset për kopshtin në vitin 1982 pasi u tërhoq nga puna e saj si planifikues transporti dhe i mësoi vetes kopshtarinë si një hobi.

Ajo që është mjaft e këndshme është që një fotografi nga qielli duket se tregon një fytyrë të një bufi në kopsht. Ky kurrë nuk ishte qëllim i tyre, por ishte një aksident shumë i bukur.

Zonja Newtoni shtoi se kanë pasur mbi 14,000 njerëz nga 48 vende të ndryshme që kanë vizituar kopshtin ndër vite./21Media