Nga nesër gjoba për partitë që ndotin ambientin me fletushka

Nga nesër gjoba për partitë që ndotin ambientin me fletushka

Duke filluar që nga nesër (18 shtator), Komuna e Prishtinës do t’i gjobitë subjektet politike të cilat shpërndajnë fletushka në objektet kolektive.

Drejtori i Inspektoratit të Prishtinës, Adonis Tahiri u ka bërë thirrje subjekteve politike që brenda ditës së sotme të pastrojnë lokacionet ose në të kundërtën do të pasojnë gjobat.

“Subjektet që tashmë e kanë bërë këtë veprim, obligohen që brenda ditës t’i pastrojnë të gjitha lokacionet. Në të kundërtën, nga nesër (18 shtator), kudo që hasim në fletushka të tilla, do ta zbatojmë Udhëzimin Administrativ për Gjobat Mandatore, njësoj sikur për fletushkat e bizneseve. Pra, nga 90 euro gjobë për secilin lokacion (veturë; shtëpi; kat banese).”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai po ashtu është zotuar se gjobat do trë publikohen dhe nuk do të ketë tiolerim për askënd.

“Të gjitha gjobat do të publikohen, ashtu që të shihet hipokrizia e atyre që nëpër debate zgjedhore flasin për ruajtjen e mjedisit, e në praktikë e ndotin mjedisin.
Nuk do të ketë tolerime për askë, as për subjektin që unë i përkas, nëse e bën të njëjtën shkelje. Ekipet e Inspekcionit, në bashkëpunim me qytetarët e Prishtinës, do të angazhohen maksimalisht për mjedis sa më të pastër edhe gjatë fushatës.
080012233 – Qendra e Thirrjeve, pa pagesë.”, ka përfunduar Tahiri.

Thirrje për subjektet politikeMegjithëse jozyrtarisht, tashmë jemi në kohë fushate. Kohë për takime e tubime nëpër…

Gepostet von Adonis Tahiri am Dienstag, 17. September 2019

Kujtojmë se fushata zgjedhore është paraparë që zyrtarisht të fillojë më 25 shtator, ndërsa zgjedhjet do të mbahen me 6 tetor./21Media