Paralajmërohet: Institucionet të mos presin përkeqësimin e motit e pastaj të reagojnë

Eksperti i çështjeve të emergjencave propozon zgjidhje për vërshimet

Njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, Tahir Ahmeti ka kritikuar institucionet përgjegjëse që sipas tij nuk po marrin masa parandaluese për vërshimet.

Ai ka dhënë sugjerimet e tij të se çfarë duhet të ndërmirret në këto raste.

Tani kur jemi në muajt në të cilët kemi reshje atmosferike më të shpeshta dhe më të dendura, si dhe duke u bazuar edhe në vitet paraprake, vërshimet e shpejta janë shumë të mundshme në vendin tonë.
Institucionet përgjegjëse në Kosovë, si ato qendrore ashtu edhe ato lokale, varësisht prej përgjegjësive që kanë, duhet që me kohë të marrin masat e duhura preventive, dhe jo të presin përkeqësimin e motit dhe të reshurat atmosferike që shkaktojnë vërshime, siç ka ndodh pothuajse çdo vit, tek pastaj të reagojnë.
Si masë parandaluese për një ndër shkaktarët kryesorë të vërshimeve thuajse të përvjetshme në disa lokalitete në Kosovë, (që veq është dashtë të ndërmirret deri me tani), është edhe rregullimi i shtretërve të lumenjve, kanaleve kulluese apo prrockave, në mënyrë që të pengohet dalja e ujit nga shtretërit dhe shkaktimi i përmbytjeve.”, ka deklaruar Ahmeti. për rtv21.tv.

Kujtojmë se në gusht të vitit të kaluar rreth 50 përqind e fshatrave të Suharekës kanë pësuar dëme materiale nga vërshimet dhe tetë persona kanë pranuar ndihmë mjekësore. Ndërkaq Qeveria pati ndarë 1.1 milionë euro për kompensimin e këtyre dëmeve./21Media

Back to top button