Shkak i sulmeve fizike ndaj mjekëve

Shkak i sulmeve fizike ndaj mjekëve

Sindikata e Qendrës Klinike Universitare(QKUK) ka vendosur që të mbajë një protestë paralajmëruese-30 minutëshe, para Klinikes Emergjente të QKUK.

Sipas njoftimit qëllimi i kësaj proteste është “Ndalimi i sulmeve dhe veprimeve denigruese ndaj personelit shëndetësorë”.

Protesta do të mbahet të martën me datë 26.11.2019, me fillim në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 10:30.

Dhjetëra raste të sulmeve fizike ndaj mjekëve në vendin e tyre të punës janë raportuar gjatë vitit 2019.

Rasti më i ri ishte raportuar ai i sulmit fizik ndaj një mjeku në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, derisa ai po ofronte trajtim shëndetësor./21Media