Personat publik kanë dhënë shembull të keq në shoqëri

Personat publik kanë dhënë shembull të keq në shoqëri

Gazetari, Kreshnik Gashi sonte në emisionin debatues, “Click” të RTV21, u shpreh që është shqetësuese fakti që Ministri i Tregtisë dhe Zëvendësministri nuk e din se cilat mallra janë të lejuara dhe të ndaluara në tregun e Kosovës.

Ministri i Tregtisë nuk e din çka është e ndalume në Kosovë, me u shit me u ble me u mbajt. Paramendojeni, Ministri i Tregtisë mos me ditë cilat janë mallrat e ndalume për me u shit e mu ble në Kosovë. Arma me gaz është armë e ndalume nuk është e lirë për qarkullim në treg të Kosovës. Zëvendëskryeministri i Kosovës nuk e din çka është e ndalume në shtetin tonë edhe sillet sikur me kanë njeri, i cili nuk e ka asnjë ditë shkollë për me mujt me kuptu një element shumë të rëndësishëm që arma me gaz është armë, e cila sipas kodit penal vlerësohet si armë e zjarrit. E njëjta gjë me një ish kryetar të komunës, i cili pranon publikisht me dal me thanë që nuk e kem ditë që arma me gaz është armë normale në Kosovë, vlerësohet si armë normale.”, u shpreh ai.

Kjo gjendje është shqetësuese sipas tij dhe më shqetësuese është fakti që prokurori i rastit ka kërkuar rrethana lehtësuese për shkak se e kanë pranuar fajësinë, duke e ditur që këta janë persona publik dhe kanë dhënë një shembull të keq në shoqëri.

Kjo është shqetësuese edhe është shqetësuese lehtësia me të cilën prokuroi e merr trajtimin e rastit, prej asaj që dëgjova unë me fjalën e tij përfundimtare, ai ka kërkuar rrethanat lehtësuese me u përmend këtu, për shkak se këta e kanë pranu fajësinë edhe ka harru që njëra prej rrethanave më rënduese është se këta janë persona publik edhe kanë dhënë shembull të gabuar në shoqëri.”, tha Gashi.

Prokuroria e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Dardan Gashit, Sami Lushtakut dhe Endrit Shalës për posedim të paautorizuar të armëve më 16 maj të 2018-së, pasiqë të njëjtit ishin parë në një video duke festuar me armë në odën e Fatmir Limajt. Më pas, kësaj aktakuzës i janë shtuar edhe Behar Amerllahu, Fadil Demiri dhe Sherif Kastrati.

Ata në festën e Limajt, pas lirimit nga akuzat e Prokurorisë për krim të organizuar dhe keqpërdorim detyre janë parë duke gjuajtur me armë nga dritaret e odës.

Që të tre e pranuan fajësinë për gjuajtje me armë. Thanë se armët ishin me gaz, andaj kërkuan që të dënohen me gjobë./21Media