Parandalohet kontrabandimi i medikamenteve në një autobus Tiranë-Prishtinë

Kapen medikamente në sistemin e klimatizimit të autobusit

Njësit e doganës së Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin e medikamenteve në një autobus të linjës Tiranë – Prishtinë.

“Oficerët doganor kanë selektuar një autobus të linjës Prishtinë – Tiranë për kontrollim detal. Gjatë kontrollit oficerët kanë gjetur në brendësi të sistemit te klimatizimit të autobusit sasi te konsiderueshme te medikamenteve te fshehura, gjithashtu nën ulësen e vozitësit është gjetur një pako e fshehur e cila ishte e mbushur me lente optike me dioptri te ndryshme si dhe dy trafo elektronike per shirita vrapues te fitnesit e qe ishin te vendosura ne ulësen e pasme të autobusit”, thuhet në njoftimin e Doganës në Facebook.

Personat përgjegjës janë proceduar për kundërvajtje doganore si dhe mallrat ilegale të gjetura janë konfiskuar./21Media

Back to top button