Dyshja vijnë me bashkëpunim

Dyshja vijnë me bashkëpunim

Dy këngëtarët e njohur dhe shumë të dashur shqiptarë, Milot Hasangjekaj i njohur me emrin artistik, Bigem dhe Teuta Selimi kanë paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Kënga mbanë emrin “Paranoja” dhe do të publikohet së shpejti e shoqëruar edhe me videoklip, përcjell rtv21.tv

Këtë e ka bërë të ditur vetë Miloti përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social, Instagram. “Paranoja ft Teuta Selimi së shpejti”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

 

View this post on Instagram

 

#PARANOJA ft. @teutaselimi__ Coming soon 💦🔥🌴

A post shared by BIGEM 〽️ (@milothasangjekaj) on

Asnjëri nga artistët nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth këtij projekti, dhe mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur ata për publikun.

“Ani ani” është projekti i fundit muzikor i Bigem, ndërsa “Ske jetë” ai i Teuta Selimit në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Blero./21Media