Parashikimi i motit

Temperatura maksimale do të arrijë deri në 24 gradë Celsius

Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Temperaturat do të sillën në prej 5 deri në 19 gradë Celsius.

Edhe nesër pritet të kemi mot kryesisht te kthjellët. Temperaturat do të shënojnë ngritje, ato do të lëvizin në mes 7 e 22 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve të fundit, pjesa më e madhe e kësaj jave do të kalojë me vranësira të pakëta e me çaste të gjata me diell. Temperaturat do të sillën në mes 8 e 24 gradë Celsius, pak mbi mesatarën për këte periodë të vitit./21Media

Back to top button