Parashikimi i motit

Mot me vranësira kalimtare

Meteorologët, për sot, parashonin mot me vranësira të pjesshme dhe me temperatura që do të lëvizin në mes 9 e 24 gradë Celsius.

Edhe nesër pritet të kemi mot me vranësira të pjesshme, mirëpo gjasat që ato të marrin karakter zhvillimi e të sjellin edhe reshje lokale shiu, janë më të mëdha. Temperaturat do të sillën në mes 10 e 24 gradë Celsius.

Gjatë ditëve në vijim, rajoni ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore nga Mesdheu dhe atyre me presion të ulët atmosferik që vijnë nga Atlantiku, e kjo do të kushtëzojë që gjatë kësaj jave, të kemi mot të ndryshueshëm: me vranësira, riga lokale shiu, por edhe çaste me diell. Ka mundësi të ketë edhe bubullimë. Temperaturat do të sillën në mes 6 e 23 gradë Celsius./21Media

Back to top button