Pasdite do të ketë vranësira

Pasdite do të ketë vranësira

Sot do të mbajë mot kryesisht me diell, por pasdite me vranësira. Në disa pjesë të vendit, kryesisht në perëndim, qendër dhe veriperëndim priten reshje afatshkurta shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.