Mot kryesisht i vranët

Mot kryesisht i vranët

Fusha e presionit të lartë atmosferik, tashmë është tërhequr nga rajoni jonë. Kështu, sot parashihet të kemi mot kryesisht të vranët. Vranësirat do të jenë më të theksuara në pjesën e dytë të ditës, kur mund të sjellin edhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillën në mes 12 e 23 gradë Celsius.

Mot kryesisht të vranët pritet të kemi edhe nesër, mirëpo gjasat për reshje shiu do të jenë më të mëdha. Temperaturat do të shënojnë rënie ato do të sillën në mes 9 e 21 gradë Celsius.

Gjykuar sipas ecurive aktuale sinotike, java që po hyjmë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me vranësira që mund të sjellin reshje shiu, por edhe me perioda të gjata kohore me diell.

Temperaturat e mëngjesit do të sillën në mes 9 e 11 gradë Celsius, kurse ato maksimale në mes 22 e 24 gradë Celsius, pra në kuadrin e normales për këtë periodë të vitit./21Media